Disa shpërthime masive kanë ndodhur në aeroportin e Belgorodit, qytet rus, i cili edhe më parë kishte qenë i shënjestruar nga forcat e Kievit.

Si fillim, një shpërthim është dëgjuar në afërsi të aeroportit, ndërkohë filloi të raportohej se aeroporti ka qenë pikërisht shënjestra e sulmeve.

Ndërkaq, burime pranë Ushtrisë së Kievit kanë thënë se sistemi antiraketor i mbrojtjes ajrore në qytetin rus, është shkatërruar.

Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, si shkak i mosfunksionimit të sistemit antiraketor, predhat ruse po kthehen mbrapsht, dhe ato po godasin pjesë civile të qytetit.

Një sulm i tillë është cilësuar sikurse një “sulm terrorist” nga ana e Rusisë, ndonëse autorësia e sulmit nuk është marrë nga shteti ukrainas.

"Breaking" How Belgorod airport doing? 🤔 🔥🔥 #SlavaUkraïni #Belgorod #stoprussia #UkraineRussiaWar #UkraineWar pic.twitter.com/nVfGlM3Ott

— Matt 🇳🇱🇺🇦 Слава Украине ❤️ (@Roadster1978) October 16, 2022

Një autorësi nuk është marrë nga pala e Ukrainës rreth ngjarjeve, por autoritetet lokale ruse e kanë quajtur goditjen si një “sulm terrorist” dhe ia kanë atribuuar gjithçka forcave ukrainase.

Persona të armatosur kanë vrarë 11 persona, në një sulm në një terren stërvitor ushtarak rus të shtunën.

Gjatë një seance stërvitore me armë zjarri, dy burra kanë hapur zjarr ndaj një grupi që kishte dalë vullnetar për të luftuar në Ukrainë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Sulmuesit ishin nga një ish-republikë sovjetike, tha ministria ruse e Mbrojtjes, e cila nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Persona të armatosur vrasin 11 ushtarë rusë praktikantë