Sulmohet ambasadori i BE-së në Sudan

Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, ka reaguar në Twitter duke kërkuar që autoritetet sudaneze të mbrojnë ambientet diplomatike dhe personelin diplomatik sipas detyrimit ligjor që e obligon Konventa e Vjenës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka raportuar se ambasadori i BE-së në Sudan është sulmuar në rezidencën e tij. Sipas Borrell-it, një gjë e tillë përbën shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës.

Ai ka shtuar se siguria e ambienteve diplomatike dhe personelit është një përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim ligjor sipas ligjit ndërkombëtar.

“Pak orë më parë, ambasadori i BE-së në Sudan u sulmua në rezidencën e tij. Kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës. Siguria e ambienteve diplomatike dhe e personelit është një përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar”, ka reaguar Borrell në Twitter.

Ndërsa Konventa e Vjenës është një traktat ndërkombëtar që përshkruan rregullat dhe udhëzimet për marrëdhëniet diplomatike midis vendeve dhe përcakton kuadrin për marrëdhëniet diplomatike, duke përfshirë privilegjet dhe imunitetet që u jepen diplomatëve, si dhe rregullat për krijimin dhe funksionimin e ambasadave dhe konsullatave.

Konventa përcakton gjithashtu detyrimet e vendeve pritëse për të mbrojtur misionet dhe personelin diplomatik nga dëmtimi ose ndërhyrja.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika