Sulmohet ekipi i RTV21 në Mitrovicën e Veriut

Ekipi i RTV21, gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani, Berat Bahtiri, është sulmuar nga protestuesit serbë derisa po raportonte nga pjesa veriore e Mitrovicës, konkretisht në sheshin Car Llazar.

Protestuesit serbë teksa e kanë sulmuar fizikisht kameramanin Berat Bahtirin, u është marrë edhe pajisja me të cilën ishin duke xhiruar.

May be an image of 1 person

Sulmet në veri të vendit janë bërë të shpeshta ditëve të fundit.

Po ashtu edhe vetura e mediumit, Periskopi është gjuajtur me plumba gjatë natës në Zveçan.
“Veturat e disa prej ekipeve mediale nga Prishtina, mbrëmë kanë mbetur të bllokuara në Zveçan, pas largimit të gazetarëve dhe kameramanëve, disa orë pas përleshjeve mes KFOR-it dhe serbëve lokalë”, ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

AGK-ja ka dënuar këto sulme teksa ka bërë thirrje që të bëhet mbrojtja e gazetarëve në atë pjesë nga Policia e Kosovës.

AGK-ja dënon sulmet ndaj gazetarëve me gjësende të forta në Leposaviq

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika