Sulmohet fizikisht ekipi i Nacionales në protestën kundër DokuFestit në Prizren

Në sheshin"Shatërvan" të Prizrenit është sulmuar fizikisht ekipi i Nacionales, ku nga ora 14:00 ka nisur të mbahet një marsh protestues i organizuar nga imami i njërës prej xhamive të këtij qyteti, Besim Berisha

Në Prizren është mbajtur protestë kundër festivalit të filmit DokuFest.

E ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren, protesta ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së Dokufestit.

Ekipi i Nacionales që ishte prezent për të përcjellë këtë protestë, është sulmuar fizikisht.

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani dyshohet se janë sulmuar nga disa persona.

Krasniqi ka informuar redaksinë e “Nacionales” se përveç sulmit ndaj ekipit në terren, janë goditur edhe kamera dhe mikrofoni i Nacionales.

Aktualisht, ekipi i Nacionales është duke shkuar në stacionin policor në Prizren, për të denoncuar rastin e sulmit.

Ndryshe, Besim Berisha ka thirrur të mbahet ky marsh kundër DokuFest, pasi në natën e parë të këtij festivali është mbajtur një performancë nga disa artistë ku është konsideruar si vulgare për shkak se shumica nga artistët janë shfaqur me veshje që janë vlerësuar si të papërshtatshme për publikun.

Ky ështe sulmi i 54 ndaj gazetarëve dhe kameramanëve këtë vit, sipas faqes së AGK-së. Në vitin 2020, Kosova kishte regjistruar 24 sulme.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika