Sulmohet fizikisht imami i fshatit Miradi, ai i bën thirrje organeve të rendit që ta zbardhin rastin para se të përfundojë te më e keqja
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës, gjithashtu edhe imam në xhaminë e fshatit Miradi të Fushë-Kosovës, Ali Ismaili, ka thënë së të shtunën e 1 prillit është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur pas namazit të Teravive. Ismaili i ka bërë thirrje organeve të rëndit që ta zbulojnë këtë rast, që sipas tij, ka […]
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës, gjithashtu edhe imam në xhaminë e fshatit Miradi të Fushë-Kosovës, Ali Ismaili, ka thënë së të shtunën e 1 prillit është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur pas namazit të Teravive.
Ismaili i ka bërë thirrje organeve të rëndit që ta zbulojnë këtë rast, që sipas tij, ka kaluar nga kërcënimet në dhunë konkret. Ai ka thënë se nëse shteti nuk ndërhyn për ta zbuluar se kush qëndron prapa këtij sulmi, mund të përfundojë deri te më e keqja.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të imamit të Xhamisë së fshatit Miradi, Ali Ismaili.
Para disa minutave, pasi përfundoi namazi i Teravive në Miradi të Epërme, aty ku jam edhe imam i xhamisë, në dalje të fshatit u sulmova fizikisht nga disa persona të panjohur, nga një veturë pikap pa tabela. Siç duket kërcënimet e mëhershme nuk paskan marrë fund dhe përveç kërcënimeve, tani dikush ka vendosur që ta konkretizojë edhe me sulme fizike.
Unë nga pozita e kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe nga pozita e imamit të xhamisë në Miradi të Epërme, nuk i kam borxh askujt dhe gjithmonë punën time e kam kryer dhe do ta kryej me ndershmëri dhe përgjegjësi të plotë. Sulmet dhe kërcënimet e tilla nuk më frikësojnë dhe nuk më ndalin në kryerjen e obligimeve të mia karshi qytetarëve.
I bëj thirrje organeve të rendit që këtë problem ta hetojnë dhe ta parandalojnë institucionalisht, sepse sot nuk u realizua, por nesër mund të ndodhë diçka edhe më e keqe!.















