Sulmohet fizikisht kameramani i “Lajmi.net” në Shtime, reagon AGK-ja

AGK-ja ka reaguar duke u shprehur se me shqetësim ka marrë informatën se kameramani i portalit "Lajmi.net" është sulmuar fizikisht përderisa po xhironte aksionin e KRU Prishtina për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se me shqetësim ka marrë informatën se kameramani i portalit “Lajmi.net” është sulmuar fizikisht përderisa po xhironte aksionin e KRU Prishtina për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime.

Në pamjet e publikuara shihet se si një person i fyen dhe shan gazetarët që kanë shkuar ta përcjellin ngjarjen, përderisa zyrtarët e Policisë së Kosovës e largojnë dhe i thonë të mos përdorë gjuhë të tillë.

“Gjatë momentit të incizimit, një person e ka shtyrë kameramanin tonë në prani të Policisë së Kosovës. Madje edhe gazetarit që ishte duke përcjellë këtë ngjarje, Zgjim Sefës, i njëjti ka tentuar t’ia marrë mikrofonin”, thuhet në raportimin e “Lajmi.net”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bën thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin në mënyrë që mediet të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika