Sulmohet fizikisht një infermier në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka reaguar, pasi një infermier i këtij spitali është sulmuar fizikisht në vendin e punës duke kërkuar mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe qytetarëve. “Reagim lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj Infermierit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë!. Sot ne vendin e tij të punës është sulmuar […]
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka reaguar, pasi një infermier i këtij spitali është sulmuar fizikisht në vendin e punës duke kërkuar mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe qytetarëve.
“Reagim lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj Infermierit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë!. Sot ne vendin e tij të punës është sulmuar Infermieri në Emergjencën e Institucionet tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor”, thuhet në komunikatën e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.
Sipas komunikatës së Spitalit të Përgjithshme të Pejës, stafi mjekësor nuk po përballet vetëm me sulme fizike, por edhe me mosmirënjohje.
“Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur NE me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e asesi mosmirënjohe e sulmet fizike”, kanë shtuar në komunikatën e tyre.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përsëriten”, kanë përfunduar komunikatën e tyre Spitali i Përgjithshëm i Pejës.















