Sulmohet fizikisht një zyrtar i KEDS-it, i dyshuari në arrati
Një person zyrtar është sulmuar fizikisht nga një i panjohur. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Kaçanik, të mërkurën e 13 dhjetorit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari ende gjendet në arrati. Policia po vazhdon ta hetojë rastin. “Viktima mashkull kosovar, zyrtar i KEDS-it derisa ka […]
Një person zyrtar është sulmuar fizikisht nga një i panjohur.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Kaçanik, të mërkurën e 13 dhjetorit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari ende gjendet në arrati.
Policia po vazhdon ta hetojë rastin.
“Viktima mashkull kosovar, zyrtar i KEDS-it derisa ka qenë në detyrë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në raport.















