Sulmohet fizikisht një zyrtar policor në Merdare

Një person është arrestuar të dielën, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor në pikën kufitare në Merdare

Pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë i fotografuar nga ana e Kosovës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Në pikën kufitare në Merdare, një person ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës.

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, ka njoftuar se i dyshuari për sulmin fizik ndaj zyrtarit policit është arrestuar.

“PKK Merdare 11.02.2024 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika