Sulmohet gazetari Valon Syla

Është sulmuar gazetari Valon Syla nga tre persona

Gazetari Valon Syla

Është sulmuar gazetari Valon Syla nga tre persona.

Si pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Syla, i cili ishte pjesë e një debati që ishte në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.

Tre persona e kanë përcjellur gazetarin Valon Syla deri tek Bregu i Diellit dhe sulmi ndaj tij ka ndodhur para lokalit të quajtur “Image”. /Gazeta Express

Burime të RTV Dukagjinit mësojnë se gazetari Valon Syla është përcjellur nga policia nga vendi i ngjarjes pak minuta më parë.

Për mediat tjera vendore gazetari Syla ka konfirmuar se tashmë është duke e qepur kokën pas sulmit fizik.

Dukagjini ka provuar të kontaktojë me gazetarin Valon Syla dhe me Policinë e Kosovës por nga të njëjtit nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika