Sulmohet me armë zjarri stacioni i Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Mbrëmjen e dy nëntorit, nw Jasonevik të Zubin Potokut është sulmuar stacioni i Policisë së Kosovës. Nga incidenti asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, përderisa plumbi është gjetur në rrethojën e stacionit. Autorët janë akoma të panjohur për organet e rendit

Foto ilustrim





Kjo është rruga që të dërgon në Jasonevik të Zubin Potokut. Në pikën më të lartë të këtij vendi, është ndërtuar një stacion i Policisë së Kosovës.

E kjo duket se po i pengon dikujt, prandaj ai është sulmuar me armë zjarri.

Policia e Kosovës tash e një kohë po qëndron në fillim të rrugës që të dërgon në stacionin e ri të Policisë, duke mos lejuar askënd që t’i afrohet atij.

Për sulmin ndaj vendqëndrimit të tyre, njoftoi vet Policia e Kosovës.

“Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik.  Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.”

Të shtënat u dëgjuan nga disa zyrtarë.

“Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se me datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armesh (dy të shtëna radhazi), përderisa ishin në realizim të detyrave të tyre në vendin e quajtur Jabue”

Përmes një njoftimi, nga Policia e Kosovës kanë theksuar se do t’i vazhdojnë angazhimet për rend dhe ligj në gjithë territorin e vendit.

Ky nuk është sulmi i parë ndaj zyrtarëve policor në veri të Kosovës.

Madje, në një rast u sulmuan dhjetë policë të cilët po përgatiteshin për patrullim në Liqenin e Ujmanit.





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika