Sulmohet me granatë dore objekti komunal në veri të Mitrovicës

Sipas informacioneve të dhëna nga Policia e Kosovës, një shpërthim ka ndodhur në oborrin e objektit të komunës në veri të Mitrovicës, në orët e vona të mesnatës të hënën, ku dy vetura janë dëmtuar si rezultat i këtij incidenti

Flamuri i Kosovës i vendosur në ndërtesën e komunës së Mitrovicës së Veriut, 19 maj 2023.

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të dyshuar kanë sulmuar me granatë dore ndërtesën e komunës në veri të Mitrovicës, në orët e vona të mesnatës të së hënës.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se nuk ka të lënduar.

Sipas tij, incidenti ka rezultuar në dëmtimin e dy veturave të Policisë së Kosovës.

Shenjat që la granata në oborrin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, 27 qershor 2023.

“Në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjet shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës. Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare. Fatmirësisht, nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë”, ka thënë Kelani.

Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti është iniciuar si “kryerja e veprës terroriste”.

Autoritetet po hetojnë ngjarjen për të zbuluar shkaqet dhe identifikuar përgjegjësit.

Kujtojmë se disa ditë më parë është raportuar edhe për sulme me shok-bomba afër stacioneve policore në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, komuna në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”. Në...

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika