Sulmohet me koktej molotovi një shtëpi e sapondërtuar në veri

Një shtëpi e sapondërtuar nga Qeveria e Kosovës, në Kroin e Vitakut në Mitrovicë është sulmuar me koktej molotovi dhe i janë thyer disa xhama nga persona ende të panjohur. Për sulmin e pasmesnatës Policia ka nisur hetimet por ende nuk e ka arrestuar asnjë të dyshuar. Policia rastin e ka cilësuar zjarrvënie, e Ministra e Zëvendësministra të Qeverisë Kurti nuk kanë hezituar që të konkludojnë se personat që e kryen sulmin janë të nxitur nga Beogradi

Në vend të shiritit të kuq e gërshërëve për ta përuruar shtëpinë e re në truallin e vjetër, në derën e hyrjes është vendosur shiriti i sigurisë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në oborrin e kësaj shtëpie në lagjen e Kroit të Vitakut në Mitrovicë erdhën mbrëmë pas mesnatës.

Policia arriti shpejt në vendngjarje, meqenëse po patrullonin afër kësaj zone.

“Kanë parë tym fillimisht mandej është ofruar dhe kanë parë derën në zjarr e cila ishte mbuluar prej zjarrit. Me aparatin për shuarjen e zjarrit e kanë fikur zjarrin. Nuk ka dëme përpos derës që është dëmtuar, nuk ka dëme tjera metariele. Policia është duke punuar në ndriçim të rastit, nuk kemi persona të arrestuar për momentin,” tha zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Rasti po cilësohet zi zjarrvënie dhe po vlerësohet si i izoluar sepse Elshani vlerëson se nuk mund të ndikojë në sigurinë e përgjithshme dhe as nuk mund të cilësohet ose vlerësohet se ka karakter ndëretnik, sepse nuk ka as të arrestuar e as prova që e dëshmojnë këtë gjë.

Pikërisht me Elshanin në orët e pasdites këtë shtëpi e ka vizituar Elbert Krasniqi, ministër i Pushtetit Lokal. Për dallim me zëvendësdrejtorin e Policisë, Krasniqi nuk ka hezituar që për këtë rast gishtin e fajtorit ta drejtojë nga Beogradi.

“Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i frikësojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qëndrueshëm. Ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën verioe,” tha Krasniqi.

Në shtëpinë e sapondërtuar nga Ministria që e udhëheqë Krasniqi gjendja është kjo, xhami i bodrumit i thyer, dera e hyrjes e dëmtuara dhe e djegur, e po ashtu pullazi i shtëpisë i thyer e i dëmtuar me gurë.

Kur zjarri e kaploi hyrjen në shtëpi nuk ishte askush meqenëse është e pabanuar, por prona dhe shtëpia kanë pronar, emri i tij është Rrahim Ferati.

Përmes telefonit ekipi i TV Dukagjinit biseduan me njërin nga djemtë e pronarit të shtëpisë. Ai thotë se e ka marrë lajmin për sulmin me molotov ndaj pronës së vjetër. Sipas tij, çështja e sigurisë ndonëse ende nuk qëndron prapa sulmit, është vetëm njëra ndër arsyet pse nuk janë vendosur në shtëpi. Mungesa e rrugës, mungesa e ujit dhe kanalizimi janë disa nga arsyet që kjo familje ende nuk është vendosur në pronën e tyre.

Që çështja e sigurisë është vetëm njëra ndër sfidat me të cilat po përballen banorët që e ëndërrojnë rikthimin në këto prona e thotë edhe një asamblist i kësaj komune.

“Tani e katër muaj nuk ka ndodhur asnjë problem, ka ndodhur pas katër muajve, se e kanë parë që institucioent tona nuk e kanë seriozisht kthimin e qytetarëve në veri edhe kjo besoj që do të jetë një lloj alarmi për institucinet tona por besa edhe për qytetarët e komunës së Mitrovicës Veriore edhe të atyre që janë të zhvendosur,” deklaroi Betim Osmani – Banor i Kroit të Vitakut (Aasamblist).

Pa dhënë data ose afate kohore zëvendësi i Krasniqit, Arbër Vokrri ka folur edhe për problemet me infrastrukturën.

“Natyrisht duhet të pasur durim, nuk mund të bëhen brenda një periudhe të shkurtër, brenda disa javëve, ose maujve. Por besoj që është evidente se është duke u punuar dhe nuk do të ngecë as pjesë infrastrukturore. Por gjithsesi deri më tani me ritmin e punës ka arritur të konkretizohet përfundohet 30 shtëpive, qindra të tjera do të ndërtohen së shpejti,” tha Vokrri.

Vokrri thotë se dy nga katër thirrjet për ndërtimin e shtëpive janë për pjesën veriore, me 80 shtëpi e para e dyta më shumë se 200 shtëpi, më shumë se gjysma nga MAPL, gati gjysma tjetër nga organizata Jetimët e Ballkanit.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika