Sulmohet një gazetar serb nga i dyshuari bashkëkombas në Liqenin e Ujmanit

Një gazetar serb është sulmuar në liqenin e Ujmanit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një gazetar serb është sulmuar në liqenin e Ujmanit, në fshatin Kopilovicë të komunës së Zubin Potokut, të hënën rreth orës 11:00.

Sipas njoftimit të policisë, gazetari ishte në liqen për të bërë fotografi, kur u sulmua nga një i dyshuar mashkull serb. I dyshuari i mori telefonin e gazetarit dhe e kanosi atë.

Fatmirësisht, telefoni i viktimës u gjet pranë vendit të ngjarjes dhe iu kthye gazetarit.

“Viktima mashkull/serb gazetar ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë fotografi në liqenin e Ujmanit është sulmuar nga një i dyshuar mashkull k/serb, i është marrë telefoni dhe është kanosur. Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia mori masa menjëherë dhe arrestoi të dyshuarin.

Pas intervistimit të tij në prani të prokurorit, ai u lirua në procedurë të rregullt.

Në këtë fazë, motivet e sulmit nuk janë bërë të ditura.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika