Sulmohet një inspektor komunal në Mitrovicë të Veriut

Një inspektor komunal në Mitrovicë të Veriut është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së tij, raporton Policia e Kosovës. Sulmi ka ndodhur në rrugën "Kollashini" të enjten rreth orës 11:00 dhe është cilësuar si "sulm ndaj personit zyrtar"

Foto ilustruese

Një inspektor komunal në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se derisa ishte duke kryer punën e tij është sulmuar nga një burrë.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në rrugën “Kollashini”. Ky rast është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare si inspektor komunal është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Viktima thuhet se ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërkaq, sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin palët pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika