Sulmohet një person në Pejë, goditet me kondak të pistoletës në kokë

Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një tjetër person në Pejë, i cili dyshohet se e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 korrik 2026, rreth orës 11:50, në rrugën “Medlin Olbrajt” në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Rr. Medlin Olbrajt, Pejë 08.07.2026 – 11:50. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin policor.

Të fundit nga rubrika