Sulmohet një person zyrtar në Jarinjë

Një zyrtar policor është sulmuar nga një person, i cili teksa po kontrollohej në pikën kufitare në Jarinjë, kishte rezultuar të jetë person i kërkuar. Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën

Një zyrtar policor është sulmuar nga një person, i cili teksa po kontrollohej në pikën kufitare në Jarinjë, kishte rezultuar të jetë person i kërkuar.

Ai ka arritur ta hapë derën e automjetit duke shtyrë policin dhe ka arritur të kalojë në anën tjetër të kufirit, nga pala serbe.

Në raportin 24-orësh të policisë ky rast është cilësuar “sulm ndaj personit zyrtar”.

Rasti është në procedurë hetimore.

“Gjatë kontrollit dhe verifikimit  në pikën kufitare,  i dyshuari mashkull serb kosovar ka rezultuar person i kërkuar (në sistemin BMS),  i njëjti ka arritur të hap derën e automjetit dhe duke shtyrë policin ka arritur të largohet dhe të kalojë në anën tjetër të palës serbe. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika