Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i Policisë së Kosovës është sulmuar fizikisht nga një kosovar, ndërsa pas sulmimit i dyshuari sipas policisë është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë së Kosovës, sulmi ndaj personit zyrtar ka ndodhur më datën 21 mars, rreth orës 17:50.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit”, thuhet në raportin e Policës së Kosovës.

Më tej, polica ka njoftuar se ky rast është duke u hetuar.

“Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, ka përfunduar Policia e Kosovës.