Sulmohet një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Vushtrri
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një pjesëtar i tyre është sulmuar fizikisht pas mesnatës në qytetin e Vushtrrisë. Sipas raportit të policisë, ky sulm kishte ardhur pasi të dyshuarit kishin refuzuar që t’i binden urdhrit të Policisë së Kosovës, ku me ç‘rast njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar një zyrtar […]
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një pjesëtar i tyre është sulmuar fizikisht pas mesnatës në qytetin e Vushtrrisë.
Sipas raportit të policisë, ky sulm kishte ardhur pasi të dyshuarit kishin refuzuar që t’i binden urdhrit të Policisë së Kosovës, ku me ç‘rast njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime.
“Vushtrri, 08.08.2023 – 00:30. Janë arrestuar 3 (tre) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që nuk kanë përfillur urdhrat a e zyrtarëve policor a më pas njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar një zyrtar policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës .
“Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndim trupor, për çka ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, kanë përfunduar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.















