Sulmohet përsëri Policia, shtohen patrullimet në veri

Ky është sulmi i gjashtë me radhë ndaj Policisë së Kosovës, derisa për to, zyrtarisht ende nuk ka të arrestuar. Nga sulmi me armë zjarri që ndodhi në fshatin Zupç në Zubin Potok, nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale

Orët e hershme të mëngjesit të së martës, kanë sjellë sulmin e gjashtë me radhë ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Nga sulmi me armë zjarri që ndodhi në fshatin Zupç në Zubin Potok, nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa ka qenë i menjëhershëm reagimi i policisë, që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shtuar patrullimet deri në pikën kufitare në Bërnjak.

Gjithashtu është realizuar edhe një aksion kontrolli në lagjen e Boshnjakëve, por nuk ka pasur të arrestuar.

Me vetura të blinduara ishin duke patrulluar në këtë rrugë.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Bërnjak

E me të arritur në fshatin Zupç të Zubin Potokot, në drejtim të tyre u zbrazen disa plumba.

Ndërsa për RTV Dukagjini, disa zyrtar policor mbrapa kamerës treguan se nga erdhën këta plumba , e që cak ishin kolegët e tyre.

RTV Dukagjini ka siguruar pamje të veturës së sulmuar të Policisë së Kosovës në veri të vendit më datë 26 prill 2022. Ky sulm është bërë pas disa sulmeve javëve të fundit ndaj organeve të rendit

Budimir Rakiç, e ka shtëpinë fare pranë vendit ku ndodhi incidenti, por ai thotë se nuk ka qenë në shtëpi gjatë kohës kur ka ndodhur rasti.

“Kam qenë në Mitrovicë dhe kur jam kthyer kam parë policinë, bllokimin e rrugës dhe asgjë tjetër nuk kam parë… Nuk është mirë askush të sulmohet”, ka thënë veç tjerash Rakiç.

Ngjashëm, edhe Marko Vuçiniq, thotë se nuk di shumë për incidentin.

“Kam ardhur sot në mëngjes në punë rreth orës 6:30, mirëpo asgjë nuk kemi dëgjuar as unë dhe as banorët e tjerë të këtij fshati. Njësia speciale ROSU ka hyrë këtu dhe kanë bllokuar rrugën… Është e tmerrshme kjo çka po ndodhe muajt e fundit”, theksoi Vuçiniç.

Gjatë kohës kur hetuesit po ishin duke hetuar rrethanat e sulmit, rruga që të shpie për në fshatrat e tjerë të kësaj komunë u bllokua.

Vetura e Policisë së Kosovës e sulmuar nga armë zjarr

E bllokuar qëndroi deri në momentin që blinda e sulmuar, nën shoqërimin e një blinde tjetër u larguan nga aty, për të shkuar tek kampin Belvedere të Policisë në Mitrovicën e Jugut.

Por, pa kaluar shumë përsëri në Zupç u dëgjua një zhurmë.

Kësaj radhe ishin dy autoblinda të tjera të Njësive Speciale të Policisë, që kaluan nga vendi ku ndodhi sulmi por që destinacioni ishte tjetër.

E nga aty, me shpejtësi përshkruan rrugën përgjatë liqenit të Ujmanit.

Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar edhe në zona të tjera të veriut, konkretisht në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

Atje, siç i ka konfirmuar televizionit Baki Kelani, zëdhënës i Policisë, nuk ka pasur të arrestuar, po dy personave, u janë lënë ftesa për paraqitje në polici, si të dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale.

Ky është sulmi i gjashtë me radhë ndaj Policisë së Kosovës, derisa për to, zyrtarisht ende nuk ka të arrestuar.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika