Policia e Kosovës sërish është sulmuar në veri të Kosovës. Në raportin e Policisë thuhet se persona të maskuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturës së tyre në komunën e Zveçanit.

“Raportohet se tre persona të maskuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturës zyrtare të policisë dhe më pas janë larguar. Përveç dëmeve materiale në veturë zyrtare, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Kurse në Mitrovicën e Veriut, në rrugën “Knjaz Millosh”, persona të panjohur kanë gjuajtur me shok-bombë dhe me gurë automjetin zyrtar të policisë.

Edhe në këtë rast nuk ka të lënduar.

“Raportohet se person atë panjohur kanë gjuajtur me gur dhe shok-bombë automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.