Sulmohet policia në veri, kapet “Kaqa” me shokë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me sulmin që u është bërë atyre në veri nga një grup personash, teksa kanë qenë duke e luftuar kontrabandën. Sipas njoftimit të policisë, në këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar për kontrabandë me mallra dhe sulm ndaj personit zyrtar, ndërsa një person i dyshuar ka arritur t’i shmanget arrestimit dhe është larguar në drejtim të panjohur

Me qëllim parandalimin e aktiviteteve kriminale në veri të vendit, Policia kishte dalë në terren në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.

Por, aty u përballën me disa persona që dyshohet se merren me kontrabandë.

Madje këta të fundit nuk hezituan as ti përdorin armët ndaj policisë së Kosovës. Por, forcat e rendit i janë kundërpërgjigjur sulmit, duke arritur që edhe ti neutralizojnë e arrestojnë të dyshuarit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Kovaq, që është në zonat e thella të veriut të vendit.

“Në këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar për kontrabandë me mallra dhe sulëm ndaj personit zyrtar, ndërsa një person i dyshuar ka arritur të shmanget arrestimit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Për vënë situatën nën kontroll, për të evituar sulmin e mëtejmë dhe për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm ndaj zyrtarëve policorë,  janë përdorur pajisjet zyrtare konkretisht armët e zjarrit nga zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast”, kanë thënë Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës pos arrestimit të të dyshuarve nga terreni nuk janë kthyer duar boshë.

“Në këtë operacion, janë sekuestruar katër vetura të cilat kanë qenë të përfshira në rastin konkret ku një njërën prej tyre është hasur një sasi e cigareve të cilat dyshohet se ishin duke u kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Serbia”, ka theksuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës poashtu ka njoftuar se në mesin e të arrestuarve janë katër serb dhe një shqiptar ndëra personi i gjashtë është në kërkim.

I arrestuar është Besim Zeqiri apo i njohur ndryshe si “Kaça”

Ky emër është dëgjuar edhe më parë për aktivitetin e tij illegal specifikisht të kontrabandës nga Serbia për në Kosovë.

“Kaqa” ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në vitin 2018 e në vitin 2021.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika