Sulmohet seksualisht një 12 vjeçare, i dyshuari në kërkim
Një vajzë e moshës rreth 12 vjeçare është sulmuar seksualisht një ditë më parë në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka treguar se i dyshuari, është në kërkim, dhe se viktima ka marr trajtim mjekësor. “Fushë Kosovë, 19.12.2022 – 00:00-02:30. Viktima kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka […]
Një vajzë e moshës rreth 12 vjeçare është sulmuar seksualisht një ditë më parë në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka treguar se i dyshuari, është në kërkim, dhe se viktima ka marr trajtim mjekësor.
“Fushë Kosovë, 19.12.2022 – 00:00-02:30. Viktima kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari është në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet”, kanë thënë Policia e Kosovës.
Në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare nuk kanë dashur të flasin për rastin, derisa RTV Dukagjini ka mësuar se viktima ka pasur lëndime në fytyrë e në trup dhe se gjendja e saj emocionale nuk ka qenë e mirë.
Po ashtu, e njëjta është trajtuar edhe nga Qendra për Punë Sociale në Fushë Kosovë. Drejtori i kësaj Qendre, Abaz Xhigoli ka thënë se QPS-ja ka dhënë të gjitha shërbimet për viktimën dhe se janë në fazën e analizimit të nevojave të tjera për të.
Me rastin tashmë janë duke u marr edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë thënë se janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyre të që sigurohet prezenca e të dyshuarit.
“Rastit të cilit ju keni referuar, iu njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Sulmi seksual”, ndaj viktimës së mitur, si dhe janë autorizuar policia t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të dyshuarit për organet e hetuesisë dhe sqarimit të rrethanave të këtij rasti”, kanë theksuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Shqetësuese e kanë cilësuar Rrjeti i Grave të Kosovës rritjen e rasteve të sulmeve seksuale ndaj grave e të rasteve të dhunës në familje e përgjegjës bëjnë edhe institucionet.
“Institucionet tona nuk punojnë mjaftueshëm, për mbrojtjen e grave dhe të vajzave tona, çdo ditë ka raportime të shumta të veprave të dhunës në baza gjinore, kjo padyshim vjen edhe si pasojë e vetëdijesimit të grave dhe të vajzave që munden me kërkuar ndihmë”, ka deklaruar Besarta Breznica – RRGK.
Ministria e Drejtësisë, gjatë fushatës 16 ditët e aktivizmit për parandalimin e dhunës në baza gjinore, ka lansuar protokollin shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale, protokoll i cili ka për qëllim zbatimin e të gjitha detyrimeve të parashikuara ligjërisht për mbrojtjen e viktimave.















