Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të martën pasi dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua, e pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.

“Me 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare.  I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.