Një grua është sulmuar seksualisht në Komunën e Skenderajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për këtë rast janë intervistuar dy persona në cilësi të dëshmitarëve.

“Pas raportimit të rastit të lartcekur, lidhur me rastin janë intervistuar dy persona në cilësi të dëshmitarëve si dhe viktima femër kosovare, e cila po ashtu ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërsa, lidhur me rastin nuk është raportuar për të arrestuar.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.