Në Zveçan sonte është sulmuar vetura e ekipit të Radio Televizionit të Kosovës – RTK, e përbërë nga gazetarja, Arbresha Berisha, kameramanët Ilir Uka, Bardh Bekteshi, si dhe inxhinieri, Mentor Vinarci.
Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve nga kjo komunë, gazetarja Arbresha Berisha, ka njoftuar se disa persona kanë gjuajtur me tulla në drejtim të veturës, si dhe i kanë shpërthyer gomat.
Nga ky sulm nuk ka asnjë të lënduar
Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët kanë thënë se “këto sulme janë të papranueshme dhe shumë shqetësuese, duke qenë se në një interval prej dy javësh sulmet kanë shënuar ngritje të paprecedentë deri tani”.
AGK-ja, i ka ftuar organet e rendit, vendore dhe ndërkombëtare, që të garantojnë siguri për ekipet e mediave, të cilat po raportojnë mbi tensionet në komunat veriore të vendit.