Sulmohet vetura me ekipin e REL-it në Zubin Potok

FOTO: REL

Një taksi me të cilën po udhëtonte një ekip i Radios Evropa e Lirë është sulmuar në Zubin Potok, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe.

Nga ky sulm që ndodhi teksa vetura ishte në lëvizje, asnjëri nga pjesëtarët e ekipit të REL-it nuk ka pësuar lëndime.

Vetura është sulmuar pasi gazetarët e REL-it hypën në të kur përfundoi protesta e serbëve në këtë komunë, pak pas orës 15:00.

Banorët lokalë, pjesëmarrës të protestës, sulmuan veturën me një mjet shpërthyes.

Pavarësisht se nuk dihet se me çfarë mjeti është sulmuar vetura, gazetarët thanë se shpërthimi ishte i fuqishëm.

Ekipet e gazetarëve të mediumeve të ndryshme që kanë raportuar nga veriu i Kosovës lidhur me protestat e banorëve lokalë, kanë qenë cak i disa sulmeve më 30 maj, ka raportuar gjatë ditës Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Serbët kanë protestuar të martën edhe në Zveçan dhe Leposaviq, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë dhe duke kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika