Sulmoi bashkëshorten dhe ia mori foshnjën shtatëmuajshe, arrestohet i dyshuari

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se foshnja i është kthyer së ëmës, gjersa i dyshuari është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës

Është arrestuar një burrë kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e më pas ia ka marrë edhe foshnjën shtatëmuajshe.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se foshnja i është kthyer së ëmës, gjersa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten  e tij, viktimën femër kosovare dhe ia kanë marr  fëmijën shtatë muajsh viktimës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor,  me vendim të prokurorit fëmija i është  kthyer viktimës ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në Lipjan.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika