Një person është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin se ka sulmuar dhe kanosur prindërit e tij.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 10:45, pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave në një rrugë të qytetit të Kaçanikut.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë mësuar se një person dyshohet se ka ushtruar sulm dhe ka kanosur prindërit e tij. Ata janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik për trajtim mjekësor dhe më pas për procedura të mëtejshme në stacionin policor.
Gjatë hetimit është intervistuar edhe një dëshmitar i rastit, ndërsa edhe i dyshuari ka marrë tretman mjekësor pasi ka deklaruar se nuk ndihej mirë.
Me rastin janë marrë Njësia për Hetimin e Dhunës në Familje dhe hetuesit policorë. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”.
I dyshuari, mashkull 33-vjeçar, është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.