Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë pasi nuk respektoi urdhërat e tyre.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, për sulmin që zuri vend në rrugën “Ahmet Krasniqi”, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë  07.08.2025 – 12:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, si dhe i ka sulmuar fizikisht ata. Si pasojë e sulmit fizik dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.