Sulmoi fizikisht një person zyrtar, i dyshuari shoqërohet në polici

Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar në Gjilan

Policia e Kosovës, foto ilustrim, RFE.

Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e tre prillit në Gjilan.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Gjilan  03.04.2024-10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika