Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet Zafir Berisha

Policia ka njoftuar se ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha është arrestuar pasi ka sulmuar policët gjatë detyrës zyrtare, pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje

Zafir Berisha, ish-ministër i Punëve të Brendshme

Zafir Berisha, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme e ish-deputet i Kuvendit të Kosovës është arrestuar, të mërkurën në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë për Portali D se i njëjti është arrestuar pasi ka sulmuar policët gjatë detyrës zyrtare.

Sipas Gashit, zyrtarët policorë kanë qenë duke u marrë me kundërvajtje në trafik dhe në këtë rast qytetarit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Por i njëjti në shenjë pakënaqësie i ka ofenduar dhe i ka sulmuar zyrtarët policorë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika