Sulmoi me thikë një burrë në Gjilan, arrestohet i dyshuari
Është sulmuar me thikë një burrë në Gjilan, gjersa i njëjti ishte duke qëndruar në një lokal. Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti ka ndodhur pasditen e së premtes. “VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan 24.02.2023 – 13:30. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar […]
Është sulmuar me thikë një burrë në Gjilan, gjersa i njëjti ishte duke qëndruar në një lokal.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti ka ndodhur pasditen e së premtes.
“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan 24.02.2023 – 13:30. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal papritmas në mënyrë tinëzare është goditur me thikë në shpinë nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.















