Sulmoi me thikë një burrë pas fjalosjes, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar një i dyshuar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar me thikë një burrë pas një fjalosjeje. Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Ferizaj, të mërkurën, dhe se nga rasti është konfiskuar një thikë. “INCIDENTET KRIMINALE/ LËNDIM TRUPOR/ Ferizaj 01.03.2023 – 11:10. Është arrestuar i […]
Është arrestuar një i dyshuar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar me thikë një burrë pas një fjalosjeje.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Ferizaj, të mërkurën, dhe se nga rasti është konfiskuar një thikë.
“INCIDENTET KRIMINALE/ LËNDIM TRUPOR/ Ferizaj 01.03.2023 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se pas një fjalosjeje ka sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore, viktimës iu është ofruar tretman mjekësor, ndërsa si provë materiale është konfiskuar një thikë”, thuhet në raport.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.















