Një person është arrestuar të dielën në Istog, pasi në shenjë revolte ka grisur gjobën për kundërvajtje që ia ka shqiptuar zyrtari policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ka reaguar në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, duke grisur gjobën dhe duke sulmuar punonjësin e policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe çështja po vazhdon në procedurë të rregullt.

“Istog 09.03.2025-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje, në shenje revolte ka grisur gjobën dhe ka sulmuar zyrtarin policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.