Sulmoi seksualisht një grua, arrestohet një burrë në Gjilan
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë të dyshuar për sulm seksual në Gjilan. Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të martën, njofton Dukagjini. I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë të dyshuar për sulm seksual në Gjilan.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të martën, njofton Dukagjini.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.















