Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, njofton Dukagjini.

I njëjti me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 07.04.2026 viktima femër  kosovare (e mitur) ka njoftuar  se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.