Sulmoi zyrtarin policor – Gjykata e Prizrenit e shpall fajtor Zafir Berishën

Në aktgjykimi shkruan se Zafir Berisha gjykohet për veprën penale si në diapozitiv të këtij aktgjykimi dhe i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve

Zafir Berisha, ish-ministër i Punëve të Brendshme

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka shpallur fajtor ish-deputetin e NISMA-s, Zafir Berisha, për sulmin e ushtruar ndaj personit zyrtar, përkatësisht policit i cili i kishte shqiptuar gjobë trafiku.

Vendimi është marrë më 27 dhjetor 2023 në Gjykatën e Prizrenit.

Në aktgjykimin, të cilin e ka siguruar Telegrafi, shkruan se Berisha gjykohet për veprën penale si në diapozitiv të këtij aktgjykimi dhe i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve.

Por, gjyqtari i rastit Lulzim Hoxha e kishte aprovuar pranimin e fajësisë nga Zafir Berisha dhe e kishte llogaritur si rrethanë lehtësuese me rastin e shqiptimit të dënimit, i cili kishte vendosur të ishte 6 muaj burgim, por me pëlqimin e të pandehurit, dënimin me burgim e ka zëvendësuar me gjobë prej 1500 euro.

Në aktgjykimi thuhet se më datën 8 qershor 2022, rreth orës 14:40, në rrugën “Suzi Qelebi”, në Prizren, i pandehuri Zafir Berisha me dashje e ka sulmuar policin, përkatësisht të dëmtuarin Q. D., gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, për shkak të shqiptimit të tiketës për kundërvajtje.

Tutje, në aktgjykim thuhet se derisa Q. D. së bashku me dy zyrtarë tjerë policorë Sh. D. dhe Xh. H., ishin në detyrë zyrtare duke patrulluar në rrugën e lartpërmendur, kanë hasur disa vetura të parkuara në mënyrë të parregullt, përfshirë edhe veturën pronë e ish-deputetit dhe koordinatorit për siguri kibernetike.

Me të konstatuar parregullsinë në xhamin e veturës së Zafir Berishës, polici Q. D. vendos “njoftim për paraqitje obligative në stacionin policor dhe vendimin për kundërvajtje”, ku i pandehuri me të vërejtur zyrtarin policor i afrohet të njëjtit dhe i drejtohet me fjalët “çka ma ke lanë atë letër aty, kush je ti që më shënon gjobë he robt, ti nuk di kush jam unë, prej sot krejt robt kom me t’i q…., more fëmijët kam me të mbytë”.

Më pas, sipas aktgjykimit, i pandehuri me veprimet e tija i kanoset seriozisht se do ta sulmojë policin, fillimisht njoftimin për kundërvajtje e gris dhe copëzat e saj i hedh në fytyrë të Q. D. dhe i vërsulet të njëjtit për ta sulmuar.

I dëmtuari duke e vërejtur rrezikun se do të sulmohej nga i pandehuri, e përdor pajisjen zyrtare “Sprej OC”, duke e hedhur të njëjtën në drejtim të pandehurit, ku më pas i pandehuri largohet nga i dëmtuari. /Telegrafi/.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika