Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë dhe ka poseduar armë pa autorizim.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 korrik 2026, rreth orës 16:50. I dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se ka hedhur sprej dhe më pas ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Si pasojë e incidentit, dy policët dhe i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor.
Gjatë veprimeve hetimore, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar si prova materiale dy sprej dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “Posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe mbetet në procedurë hetimore.