Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij dhe e ka kanosur atë në një fshat të komunës së Shtimes.
Sipas njoftimit të Policisë, 25-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij.
Më pas, rreth orës 13:00, i dyshuari dyshohet se ka hedhur një shishe qelqi në drejtim të gjyshit të tij, por ky i fundit nuk ka pësuar lëndime.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe nuk ka qenë në gjendje të deklarohet.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.