Një person është arrestuar në Obiliq të dielën pasi ka sulmuar gjyqtarin kryesor të një ndeshjeje futbolli.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 5 prill rreth orës 13:30, ku i dyshuari, në shenjë pakënaqësie gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyqtarit.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.