Sulmon gruan e tij, arrestohet 55-vjeçari në Ferizaj

Një 55-vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi ka sulmuar bashkëshorten e tij, i cili më pastaj në këtë konflikt ka pësuar lëndime trupore edhe nga djali i tij

Ilustrim





Një 55-vjeçar është arrestuar në Dubravë të Ferizajit pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij 48-vjeçare.

Sipas njoftimit të Policisë, sulmi ka ardhur si shkak i një mosmarrëveshjeje, ku nga ky konflikt, lëndime ka pësuar edhe vetë 55-vjeçari nga djali i tij, D.N.

“Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet M.N (M/K) i moshës 55 vjeçar,  i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij S.H (F/K) e moshës 48 vjeçare, ndërsa lëndime trupore pëson edhe vetë M.N nga djali i tij D.N (M/K) i moshës 22 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, thuhet se policia i ka shoqëruar të dyshuarit në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari M.N është dërguar në mbajtje për 48 orë, me dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje dhe sulm.

Ndërsa 22-vjeçari, D.N me dyshimin se ka shkaktuar lëndim trupor është liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq rasti vazhdon me procedura të mëtejme hetimore.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika