Sulmon policët pas gjobës në trafik, arrestohet një person në Gjilan
Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pas një incidenti me zyrtarë policorë gjatë një kontrolli trafiku. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 dhjetor 2025, rreth orës 10:15, në rrugën “Nëna Terezë”. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se, në shenjë revolte për shqiptimin […]
Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pas një incidenti me zyrtarë policorë gjatë një kontrolli trafiku.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 dhjetor 2025, rreth orës 10:15, në rrugën “Nëna Terezë”. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se, në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar zyrtarët policorë.
Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt nga organet e drejtësisë.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.















