Sulmon policin në Prishtinë, lirohet në procedurë të rregullt

I dyshuari duke mos i respektuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin nga policët të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor

Një person ka sulmuar fizikisht një polic në Prishtinë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Kjo pasi u ndalua nga policia teksa ishte duke drejtuar motoçikletën, të cilit iu gjet edhe një thikë.

I njëjti duke mos i respektuar urdhrat, e ka sulmuar fizikisht njërin nga policët, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar e lëndim i lehtë trupor”.

“I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, është ndaluar nga policia ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I njëjti duke mos i respektuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika