Këto momente, që ndodhën gjatë së hënës, në Zveçan po ia rikujton disa herë një pjesëtarë i KFOR-it, udhëheqësve të Listës Serbe.

E pikërisht për këtë, pjesëtarët e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë, arrestuan disa persona në Zveçan, por dy nga ta u ndaluan nga Policia e Kosovës.

Rado Petrovic dhe Dusan Obrenovic, nuk do të jenë të lirë, edhe për 1 muaj, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka caktuar masën e paraburgimit.

Ata po dyshohen për veprën penale ‘rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare’ dhe ‘pjesmarrje në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi’.

RTV Dukagjini ka siguruar vendimin e Gjykatës për të dyshuarit.

Aty thuhet se ka dyshim të bazuar se të dyshuarit janë të përfshirë në grupe kriminale që lënduan 30 pjesëtar të KFOR-it, tre prej të cilëve me armë zjarri.

Pos kësaj ata sulmuan edhe gazetarë e dëmtuan makina, ndërsa thuhet se organizimi i u bo nga pjesëtarë të Listës Serbe në bashkëpunim me strukturat ilegale “Mbrojtja civile“ që janë ish policët e dorëhequr dhe grupet kriminale.

Përveç kësaj në arsyetimin e gjykatës është përmendur edhe mundësia e ikjes së të dyshuarve, pasi që të dy kanë edhe nënshtetësi serbe.

Në deklaratat e të pandehurve dhënë në seancën dëgjimore, ata kanë mohuar të kenë sulmuar pjesëtarët e KFOR-it, duke thënë se pasi që janë arrestuar nga KFOR-i, të njëjtit janë dorëzuar tek zyrtarët policor, të cilët sipas tyre kanë përdorur dhunë fizike.

“Aq shumë më kanë rrah që unë kam menduar që pas kësaj më pret dicka më e rëndë, dhe kam dashtë me kërcyer prej dritares me mbyt vetën për arsye se kurrë në jetën time s’kam përkujtuar dicka të tillë.” – Pjesë e deklaratës së Dusan Obrenovic.

Megjithatë me këtë vendim nuk po pajtohen avokatët e të dyshuarve të cilët kanë thënë se do i drejtohen Gjykatës së Apelit.

“Momentalisht kam kuptuar qe klientit tim i eshte marre vendimi qe te qendroj 30 dite ne paraburgim. Ne do te dergojme ankesen brenda 48 oreve, mendojme se filteri qe prokurori ka perdorur, eshte i pabaze. Nese e perdor kete sistem atehere 1-2 mije persona te tjere qe ishin dje aty te akuzohen dhe mbyllen. Jemi te pakenaqur me vendimin”,, ka thënë Predrag Milkovic – Avokat i Dusan Obrenovic.

Kundërshtim ndaj vendimit ka edhe avokati i Rados Petroviqit.

“Ne keto 15 vite pune,  une asnjehere nuk kam pa nje gjykim te tille ne kete forme. 4 raportime te nenshkruara nga nje lajm i njejte, nje deshmitar, vetem e vetem qe te vendoset sot. Kane sjell disa dokumenta te cilat nuk lidhen me akuzen ndaj klientit tim”, ka thënë avokati Dejan Vasic.

Në vendimin e gjykatës përmbi 10 faqëshe, disa herë përmenden grupet kriminale, pjestarët e të cilëve po marrin pjesë në protestat që janë duke u mbajtur në veri të vendit, tash e disa ditë dhe se është duke u hetuar për identifikimin e tyre.

Ndërkohë, Valdet Hoxha, ish zvministër i Punëve të Brendshme, thotë se prezencave e grupeve të njohura si Wagner, është evidente, derisa thotë se ndikimi i tyre është në deeskalim të situatës.

Mbrëmjen e së martës, në veri janë arrestuar dy persona, shtetas të Serbisë që kanë qenë duke qarkulluar me një veturë me targa sllovene.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit tek ta janë gjetur e konfiskuar pajisje të kundërligjshme,përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste e dokumentacione që i përkasin veteranit të ushtrisë së Serbisë, e akademisë së sigurisë.