Dy persona janë arrestuar të mërkurën e 12 korrikut, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Ky rast raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, dhe i njëjti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se si pasojë e sulmit, viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtar policor. Si pasojë e sulmit viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.