Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen tre burra dhe një grua

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor pas sulmit nga 4 persona në Prizren, saktësisht nga tre burra dhe një grua

Janë arrestuar tre burra dhe një grua kosovare pasi të njëjtit kanë penguar dhe njëherësh, sulmuar katër zyrtarë policorë, në Prizren.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se katër zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

“Prizren 29.12.2022 – 15:00. Janë arrestuar tre meshkuj dhe një femër kosovarë-e, pasi të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Katër zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit burra janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika