Sulmuesi belg, Trossard i bashkohet Arsenalit

Trossard, i cili bëri tre paraqitje për Belgjikën në Kupën e Botës 2022, do të mbajë numrin 19 për Arsenalin. Kontrata e 28-vjeçarit është deri në vitin 2027 dhe ka mundësi vazhdimi me një vit

Arsenali ka nënshkruar me sulmuesin belg Leandro Trossard nga Brighton për 21 milionë funte plus shtesa.

Kontrata e 28-vjeçarit është deri në vitin 2027 dhe ka mundësi vazhdimi me një vit.

Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre asistime në 16 ndeshje të ligës së parë për Brighton këtë sezon.

“Ai e njeh ligën këtu dhe mendoj se mund të ketë një ndikim të menjëhershëm në ekip”, tha menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Topçinjtë thonë se kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara dhe shpresojnë se Trossard do të jetë i disponueshëm për t’u përballur me Manchester United në Emirates Stadium, të dielën.

“Ne jemi vërtet të lumtur që e kemi atë,” tha Arteta, i cili konfirmoi se Trossard ishte stërvitur me skuadrën të premten. “Ai është një lojtar që e kemi ndjekur për një kohë tani dhe erdhi mundësia dhe ne kemi nevojë të kemi një lojtar në vijën e parë që është mjaft i gjithanshëm për të luajtur në pozicione të ndryshme”, përcjell BBC.

Krahas kësaj, Artreta ka thënë se Arsenali ka Arsenali ka një mundësi shumë të mirë për të luajtur këtë vit.

Trossard, i cili bëri tre paraqitje për Belgjikën në Kupën e Botës 2022, do të mbajë numrin 19 për Arsenalin.

Topçinjtë janë në krye të Ligës Premier dhe Arteta mendon se është “shumë e rëndësishme” të nënshkruajë lojtarë që mund të përshtaten shpejt.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika