Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Muhamet Hyseni zyrtarizohet tek AC Horsens – Danimarkë

Të verdhit e rrezikshëm siç njihen në futbollin danez “AC Horsens” kanë arritur të bëjnë goditje të rëndësishme për afatin e ri kalimtar të verës ku tashmë kanë arritur marrëveshje për të afruar në radhët e tyre bomberin e superligës së Kosovës Muhamet Hyseni – golashënuesin e 26 golave në sezonin 2023/24.

Top golashënuesi shqiptar është transferimi i parë në histori të futbollit danez nga superliga e Kosovës, dhe njëkohësisht mban rekordin e shifrës më të madhe të shpenzuar të një Klubi ndërkombëtar për një futbollist vendor, hiq më pak se 650,000EUR dhe shume e rëndësishme të përmendet përqindja e kartonit që pritet ta mbaj tashmë ish Klubi i Hysenit “KF Llapi” në rast të një shitjeje eventuale nga Klubi i ri tek një Klub i tretë, apo 20% e të drejtave ekonomike për Lojtarin.

Vlen të theksohet se AC Horsens ka arritur të mposht konkurrencën e dhjetëra Klubeve evropiane që kishin shprehur interesim zyrtar dhe dërguar oferta në drejtim të Klubit nga Kosova që nga muaji dhjetor 2023, përfshi dhe ndaj dy Klubeve nga Danimarka si Aalborg BK dhe Sonderjyske.

Ndërmjetësimin në fjalë e kanë kryer përfaqësuesit e Lojtarit “Balltrotter Sports Agency LLC” – agjenci e specializuar në ndërmjetësim dhe këshillim profesional për futbollistë, në bashkëpronësi të Armend Kelmendi dhe Dardan Bekaj, duke asistuar Klubet dhe Lojtarin ne rolin e agjentit të Klubit dhe Lojtarit.

Hyseni pritet t’i bashkangjitet ekipit të tij në përgatitjet para sezonale që danezët planifikojnë t’i mbajnë në Holandë ku edhe do të ket mundësinë të përballet me ekipe mire të njohura holandeze dhe të tjera evropiane ne miqësoret e Klubit të ri të Horsens-it.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika