Sunak premton ‘qindra paund’ më shumë për faturat e energjisë

Kandidati për kryeministër në Britani të Madhe, Rishi Sunak, ka premtuar se do t'u japë "qindra paund" më shumë njerëzve për faturat e energjisë, ndërsa Liz Truss ka refuzuar të angazhohet për mbështetje shtesë për familjet në vështirësi

Rishi Sunak, kandidat për kryeminishtër në Britani të Madhe

Faturat e energjisë janë bërë fokusi kryesor i fushatës së lidershipit konservator, të cilat ishte parashikuar të rriteshin, ndërsa eksperti Martin Lewis, iu kishte bërë thirrje dy kandidatëve të harronin mosmarrëveshjet dhe ta zgjidhin problemin.

Rishi Sunak, ka premtuar se do t’u japë “qindra paund” më shumë njerëzve për faturat e energjisë, ndërsa Liz Truss ka refuzuar të angazhohet për mbështetje shtesë për familjet në vështirësi.

Sunak ka thënë se është “i sigurt” se do të mund t’i gjej paratë e nevojshme për të mbështetur njerëzit me koston në rritje të jetesës nga kursimet e efikasitetit të qeverisë nëse do të bëhej kryeministër.

“Unë dua të sigurohem që pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta për të cilat më interesojnë më shumë, të marrin ndihmën që u nevojitet dhe unë dua që ata të kenë paqe mendore”, ka shtuar ai.

Duke elaboruar se si do të paguhen fondet shtesë, ka thënë: “Unë kam besim se ne mund t’i gjejmë paratë nga e gjithë qeveria”.

Ndër të tjera, të martën e 9 gushtit ekipi i tij ka thënë se ai do t’i bënte departamentet e Whitehall-it të të përdorin nënshpenzime nga buxhetet e tyre kapitale për të financuar ndihmën e faturave të energjisë.

Nënshpenzimi ka qenë rreth 3 miliardë paund në vit kohët e fundit.

Premtimi i tij ka ardhur pasi të dy kandidatët janë përballur me thirrje të rinovuara për të shpjeguar se si do të ndihmonin pasi Cornwall Insight ka parashikuar se faturat mesatare mund të arrijnë në 4 mijë e 200 £ në janar, nga 1 mijë e 971 £ që janë aktualisht.

Ndërkaq, Truss ka këmbëngulur se prioriteti i saj është të bëjë uljen e taksave për të nisur ekonominë dhe do të “shihte se si është situata” në vjeshtë, raporton Sky News.

Por, Sunak ka thënë se është i shqetësuar se planet e rivales së tij për taksat nuk do të ofrojnë ndonjë ndihmë për familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistë.

Ai gjithashtu e ka kritikuar atë për sugjerimin në fundjavë që nuk duhet të ketë më “fletëpalosje”, me zëdhënësin e tij duke thënë se ajo është “e divorcuar nga realiteti”.

Kurse, të martën e 9 gushtit, eksperti i kursimit të parave, Martin Lewis, iu ka bërë thirrje dy pretendentëve të varrosnin mosmarrëveshjet e tyre për të trajtuar problemin së bashku, duke paralajmëruar se vendi po përballet me një “kataklizëm kombëtar”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika